Deri në qershor 70% të vaksinuar, direktiva e OBSH për popullatën me dy doza në Shqipëri

31/03/2022 12:48

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë drejt qendrave shëndetësore direktivën e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se sa duhet të jetë mbulesa vaksinale në vendin tonë.

Sipas direktivës së OBSH-së, deri në fund të qershorit 2022 në Shqipëri duhet të jenë të vaksinuar me dy doza 70 % e popullatës, për të siguruar një mbulesë të tillë vaksinale, që të sigurojmë imunitetin e tufës. Në kuadër të Qendrës Shëndetësore numër 3, për sa i përket mbulesës vaksinale të popullatës është mbi 58%. Pra kemi goxha punë përpara për të bërë. Sfida jonë është vaksina e parë për të pavaksinuarit dhe vaksina e dytë për ata persona që e kanë shmangur, pasi mund të kenë patur temperaturë apo një dhimbje të lehtë, apo e kanë kaluar Covidin dhe nuk e mendojnë të arsyeshme për të kryer dozën e dytë. Ne kemi përvojën tonë tashmë. Janë vaksinuar rreth 20 mijë persona të kësaj qendre shëndetësore dhe nuk kemi parë asnjë efekt anësor, që mund të ketë cënuar apo lënduar shëndetin e një personi, që ka marrë vaksinën. Ne presim tani në muajt prill dhe maj, që kjo pjesë që ishte shmangur deri më tani, të vaksinohet. Për sa i përket variantit të ri të Omicronit, siç flitet, për hir të së vërtetës në popullatën e pavaksinuar po shohim persona, që po e kalojnë në formën klasike, me temperaturë të zgjatur mbi 10 ditë dhe prezencën e komplikacioneve të tjera si bark e diarre. Pjesa e vaksinuar është totalisht e mbrojtur. Po e kalon si grip të lehtë”, u shpreh Bruna Shiroka, mjeke familjeje.

 

 

Top Channel