Adoleshentja ‘sadiste’ burgoset për vrasjen e psikiatrit baba i dy fëmjëve, në sulmin homofobik (fotot)

31/03/2022 15:23

Një 16-vjeçare “sadiste dhe e ligë” është burgosur dje në Britani për rrahjen për vdekje të një psikiatri në një sulm të rëndë homofobik, për të cilën fqinjët thonin se kishte dalë nga binarët pas ndarjes së prindërve.

Dionne Timms-Williams raportohej se zbavitej dhe qeshte teksa godiste me shkelma Dr Gary Jenkins gjatë një grabitjeje brutale në Cardiff të Uellsit më 20 korrik të vitit të kaluar.

Ajo u dënua me 28 vjet burgim për vrasje nga gjykata e Merthyr Tydfil, kurse Jason Edwards, 25 vjeç, dhe Lee Strickland, 36, u dënuan me një minimum prej 33 vjetësh prapa hekurave.

Timms-Williams kishte nxitur bashkëpunëtorët e saj në vrasje duk u thënë: “Bravo, kam nevojë për këtë, Dr Jenkins duke vdekur”, ndërsa edhe në fotot e arrestit në polici ngërdheshej pa asnjë shenjë pendese.

Gjykatësi Daniel Williams tha se sulmi i egër i treshes së të rinjve ishte nxitur nga homofobia.

Fqinjët eTimms-Williams thanë se ajo ishte një vajzë e qetë dhe treguan për tronditjen e tyre kur mësuan se ajo mund të kryente diçka të tillë.

Një prej fqinjëve tha për të përditshmen britanike The Sun: “Të gjithë jemi të shokuar nga kjo vrasje e tmerrshme. Dionne vjen nga dy prindër të mrekullueshëm, e megjithatë ajo ka bërë këtë gjë”.

Timms-Williams, e cila jetonte me nënën e saj drejtoreshë kompanie në veri të Cardiff, mesohet se ishte tronditur nga ndarja e prindërve të saj, edhe pse kjo nuk shpjegon vrasjen makabre.

Një tjetër fqinj shtonte: “Besojeni apo jo Dionne ishte një vajzë e mrekullueshme. Ajo ishte gjithmonë e qetë, miqësore dhe e sjellshme”.

Fqinjët tregonin se Timms-Williams ishte një vajzë që kalonte kohën e lirë duke ndihmuar babanë e saj mekanik në riparimin e automjeteve.

Regjistrime të rënda nga ngjarja kishin kapur momentin kur treshja e të rinjve nxisnin njëri-tjetrin gjatë sulmit makabër prej të paktën 15 minutash.

Timms-Williams dëgjohej të thoshte: “Ulu poshte, godite përsëri”. Më tej ajo quante viktimën “derr i fëlliqur”.

Dr Jenkins jetonte vetem në Cardiff pas ndarjes nga gruaja gjashtë vjet më parë.

Viktima ishte biseksual, dhe miqtë e kolegët e dinin se dilte në park vonë për t’u përfshirë në aktivitet seksual konsensual me burra të tjerë. Aty besohet se eshte pikasur nga treshja e dhunshme.

Prokuroria tha se sulmi ndaj Dr Jenkins “motivohej nga lakmia, homofobia dhe tendenca ndaj dhunës. Tre të akuzuarit po kërkonin për homoseksualë në park që t’i grabisnin”.

Timms-Williams tha në gjykatë se iu bashkua sulmit nga frika e hakmarrjes së dy djemve nëse nuk e bënte.

Tre të akuzuarit nuk bënë asnjë reagim teksa sollën nga salla për t’u shoqëruar në qeli.

FOTO GALERI
2/5
Po ate nate ajo ishte njohur ne park me dy bashkepunetoret ne vrasje

Top Channel