Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u shfaq edhe më entuziast se më parë pas raundit të fundit të bisedimeve Ukrainë-Rusi të mbajtur në Stamboll.
Shefi i diplomacisë turke deklaroi se mes delegacionëve është arritur konsensus për disa çështje. “Kemi shënuar një hap të madh përpara sa i takon përafrimit të palëve”, ishte komenti i tij.
Mevlut Cavusoglu: Kemi parë se ka një qasje shumë më të ndryshme tani, dhe se afrimi është më i madh. Prioritet kryesor i momentit mbetet vendosja sa më parë e një armëpushimi dhe hapja e rrugës së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. Kjo luftë, që ka marrë mijëra jetqë e ka zhvendosur miliona njerëz, duhet të marrë fund tani.
Cavusoglu shpjegoi përgatitjet për takimet e radhës.
“Si fillim, presim të ketë një takim mes ministrave të jashtëm të të dy vendeve për t`i dhënë formën përfundimtare cështjeve të dakortësuara, e më pas, në axhendë është takimi mes dy presidentëve.“
Presidenti amerikan Joe Biden sakaq, bëri thirrje për kujdes.
“Nuk lexoj asgjë derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse realizojnë atë për të cilën po flasin. Ka negociata që po vazhdojnë, në Turqi dhe tjerat.Është realizuar takim mes krerëve të katër shteteve aleate të NATO-s, Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe – dhe aty ka pasur pajtueshmëri që të presim se çfarë do të ofrojnë ata”, është shprehur ai.
Top Channel