Top Talk/ Aktivistët protestojnë para SPAK-ut. Kërkojnë më shumë reagim nga hetimet. Godina i përgjigjet me heshtje

30/03/2022 18:25

Avokati dhe aktivisti Redon Meksi komentoi për “Top Talk” protestën e zhvilluar sot para SPAK.

Ai u shpreh se problemi kryesor i krizës është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Kjo i referohet edhe protestave të shumta në vendin tonë për rritjen e çmimeve dhe përballimin e krizës.

Ne keni një problem thelbësor që jemi në këtë krizë, që është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Vjedhja që është bërë me qeverinë apo pjesë të qeverisë”, tha  Meksi.

Avokati shprehet se qëllimi i protestës ishte për t’i thënë SPAK se duhet të zgjohet nga gjumi dhe të mos flejë mbi dosje, pasi janë shumë dosje dhe çështje që kërkojnë zgjidhje.

Kërkesa e tyre kryesore është reagimi i SPAK ndaj çështjeve të cilat hetohen dhe krijimi i barazisë tek të gjithë.

Për këtë arsye shkuam para SPAK për t’i kërkuar të zgjohen nga gjumi të mos flenë mbi dosje. Kemi aq shumë dosje apo kaos, që po tentohen aq shumë çështje që janë haptazi të dukshme por që SPAK nuk denjon t’i hetojë ose nuk do të hetojë. Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit por nuk jemi ”, u shpreh ai.

Si gjithmonë morëm një përgjigje të heshtur. Në çdo institucion kështu ndodh. Jemi mësuar tani me heshtjen”, shtoi më tej avokati duke ironizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA