Azem Beqiraj këtë të diel po kthehej nga Gjermania në Kosovë. Mirëpo, me të arritur në kufirin Hungari – Serbi, u arrestua nga autoritetet serbe.

Sipas familjarëve, nuk dihen arsyet që çuan deri në ndalimin e tij.

Megjithatë, Beqiraj u lirua të martën pasdite pa ndonjë sqarim mbi arrestimin e tij. Për tre ditë, e bija e Beqirajt thotë se nuk ka komunikuar me të atin.

Avokati i angazhuar me rastin, kërkon nga institucionet e Kosovës që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë. Ndërkohë që shton se arrestimi i tij mund të lidhet me periudhën e paraluftës.

Përpos arrestimit të Azem Beqirajt, të shtunën, xhandarmëria serbe arrestoi edhe dy qytetarë tjerë të Kosovës në fshatin Dabinovc të Podujevës. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë ata dyshohen për vjedhje të pyjeve në kufirin Kosovë – Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA