Momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit

Dy mjekë dhe një infermier në Fier janë shoqëruar këtë mbrëmje në polici, pasi ndihmuan të arrestuarin Nuredin Dumani dhe nuk raportuan plagosjen e tij gjatë përplasjes në Elbasan me Talo Çelën.

Sipas informacioneve, të shoqëruar me urdhër të Policisë së Elbasanit janë Julian Malaj dhe Ermal Gjeci.

As policia e Fierit dhe as ajo e Elbasanit nuk kanë konfirmuar asnjë informacion deri tani për shoqërimet e kryera këtë mbrëmje.

Kujtojmë se Nuredin Dumani u gjet i plagosur mbrëmjen e së martës në një apartament në lagjen “Apollonia” të  Fierit, ndërsa arrestimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të zonës.

Nuk dihet ende prej sa kohësh Nuredin Dumani qëndronte në apartamentin në katin e katërt të një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier.

39-vjeçari i kërkuar për disa vrasje, u gjet pasi iku i plagosur nga një atentat në Elbasan pak orë para arrestimit.

Sipas policisë bashkë me Dumanin u kap dhe Henrik Hoxhaj i armatosur dhe u shoqëruan dy persona.

Talo Çela dhe Nuredin Dumani

Dumani u kap gjatë një operacioni të RENEA-s dhe më pas u dërgua në spital në Fier për t’u transferuar më tej në Tiranë.

Në rrugën Elbasan-Peqin pasditen e së martës ai mori pjesë në një atentat ndaj Talo Çelës, i shumë kërkuar për grabitjen në Rinas i cili edhe kësaj here është larguar pas të shtënave.

Dumani është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020.Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.  sherri mes dy ish bashkëpunëtorëve ka nisur pikërisht për 14 milionë eurot e vjedhura në Rinas në prill të vitit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA