Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, për te folur rreth krizës ekonomike.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se çështja e furnizimit më energji po përkesqësoht, pasi nuk është më frika për rritjen e çmimeve, por për mungesën me furnzim.
Kreu i qeverisë tha se do bëhet çmos për mos rritjen e çmimit të faturës së energjisë, por në rastin më të keq, faturat mund të rriten. Ai iu bëri thirrje familjeve dhe bizneseve të mendojnë vendosin panele diellore, duke e alternuar.
Sa i përket krizës së naftës, Rama tha se qeveria po bën ccmos për të krijuar rezerva në rast se mbaron furzinimi.
Edi Rama: Çështja e furnizimit me energji, po bëhet çdo ditë me keq. Aq e vërtetë është kjo, sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme të rritjeve të çmimeve. Frika nuk është rritja e kotove, por është mundësia e mungesës, që të dalësh në treg të mos e gjesh energjinë. Këtë po e bëjmë për mos rritjen e çmimeve të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Prej kohësh që jemi në marrëdhënie e tregut të lirë, është diskutim tjetër.
Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në prodhim të energjisë, pa pretenduar të bëhen prodhues të përgjithshëm, se kjo pastaj është diçka që konsiderohet e rrezikshme të sistemit. Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet e një pallati do duan të vendosin panele diellore për përdorim, për ujë të ngrohtë etj, ose për bizneset. Në kushtet e një fabrike që aktivitetin e ka gjatë ditës, kjo është e arsyeshme. Kjo nuk ka lidhje me luftën apo krizën, ka lidhje me sot dhe gjithmonë.
Çdo biznes i madh që ka një konsum energjie më të lartë sesa i zakonshmi për shkak të veprimtarisë, që do të investojë me panelet diellore do ketë një përfitim të madh dhe nuk do ketë më dhimbje koke. Kjo do ishte investim fitues, do gjejmë rrugë për mbështetje, por pa përfshirje në rrjete autonome në në këtë kohë. Vendet kanë limite të prodhimit të energjisë. Ne kemi tavanin më të lartë, të mundësisë për të shkëmbyer, nuk mund të shkojmë më tutje. Po bëhet një studim për të partë një fazë të dytë. Ky investim për prodhim individual për të qenë i pavarur, ama për momentin të krijohet një pavarësi të plotë.
Ana tjetër që dua të them është domosdoshmëria për të garantuar furnizimin me energji dhe për të vazhduar t’i qëndrojmë më çdo çmim pozicionin tonë me mos rritjes. Nëse nuk doe mbajmë dot do e themi dhe do japin arsyet. Mbajtja ka një kosto të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit.
Problemi me naftën është gjithmonë më i mprehtë për të garantuar sasitë. Po bëjmë përpjekje për të bërë një transformim gjeopolitik që askush nuk e imagjinonte dhe për të përfshirë Iranin në treg, pas 47 vjet sanksionesh, kjo tregon thellësinë problemit. Po bëjmë përpjekje serioze për të mbështetur furnizimin në rast mungese. Jemi në rrugë të mbarë që të kemi furnzim në rast se do të duhet nëse do mungojë. Nëse kjo luftë vazhdon gjatë do shterojë nafta.
Top Channel