7000 nxënës të moshës 15 vjeçare do t’i nënshtrohen vlerësimit në kuadër të testit PISA. Nxënësit e shkollave fillore këtë do ta bëjnë në periudhën 25 prill – 20 maj të këtij viti.

Ministria e Arsimit thotë që kanë filluar përgatitjet nëpër shkollat në Kosovë. Sipas Nagavcit, ky është momenti i fundit për ndryshim në sistemin arsimor.

Megjithatë, as për këtë raund të testimeve, Kosova nuk pritet të shënojë ndonjë sukses.

Kosova në testimin e vitit 2018 u rendit e 77-ta nga 79 vende pjesëmarrëse, duke lënë prapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet. Ndërkohë që në testimin e parë në 2015, nga 72 vende pjesëmarrëse u rendit e 68-ta.

Nxënësit pjesëmarrës zgjidhen në mënyrë rastësore për testim në fushën e shkencës, matematikës e leximit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA