Pas ndeshjes së parë miqësore me Spanjën nga e cila Shqipëria doli e mposhtur me rezultatin 2-1, por duke treguar një nivel të kënaqshëm, tashmë kuqezinjtë e trajnerit Edy Reja i pret një tjetër provë.
Këtë herë para publikut shqiptar teksa në orën 18:00, në stadiumin Air Albania, Shqipëria luan me Gjeorgjinë.
Paraqitja e mirë ndaj iberikasve ka bërë edhe që interesi i tifozëve për të parë nga afër idhujt kuqezinj të rritet, teksa në një raportim nga stadiumi Air Albania, gazetarja e Supersport, Albana Bejko theksoi se deri më tani janë shitur 10.000 bileta.
Një shifër e cila në fakt pritet të vijë në rritje në orët në vazhdim, ndërsa biletaria te stadium kombëtar do të qëndrojë e hapur deri një orë para ndeshjes për t’u mbyllur më pas për arsye të sigurisë. Megjithatë, do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në orën 17:45 biletaria te stadiumi Selman Stermasi, teksa pritet një stadium plot edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore.
Sakaq, pritet që pas pak çastesh edhe mbërritja e kombëtares në stadiumin Air Albania për të vijuar më pas më nxehjen e zakonshme para sfidës me ekipin gjeorgjian.
Top Channel