14/11 15:54
Zhbllokohet takimi Portugali-Maqedonia e Veriut, i vlefshëm për një biletë në Botërorin Katar 2022.
Skuadra mike ka rezistuar vetëm 32 minuta në “Estádio do Dragao”, moment që solli golin e luzitanëve.
Top i gabuar i kapitenit Stefan Ristovski, aty përfitoi Bruno Fernandes që pasoi për Cristiano Ronaldon.
Ky i fundit dhuroi një asist për shokun e skuadrës te Manchester United dhe Bruno Fernandes dërgoi topin në rrjetë.
Një gol që çliron kombëtaren portugeze, që e do me çdo kusht pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm.
Top Channel