Erdogan: Uroj që bisedimet e sotme të jenë të favorshme për mbarë njerëzimin

29/03/2022 09:24

President i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalimit të tij, teksa pret bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, ka theksuar se pushimi ndërmjet takimeve mes dy vendeve, ka zgjatur shumë dhe nuk duhet të ketë interval kaq të gjatë kohor pa bisedime.

Më tej ai shtoi se një paqe mes dy vendeve nuk do të ketë asnjë humbës dhe se vazhdimi i konfliktit nuk i sjell dobi askujt.

“Në një moment kaq kritik, ne jemi të kënaqur t’ju mirëpresim dhe të kontribuojmë në përpjekjet tuaja për të vendosur paqen,uroj që takimet dhe diskutimet tona të jenë të favorshme për vendet tuaja, rajonin tonë dhe mbarë njerëzimin.”- tha Erdogan.

Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe thotë se ndalimi i tragjedisë varet nga të dyja palët.

Top Channel