Këtë të martë vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Parashikohet që herë pas here në territorin Shqiptar vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës. Parashikohet që vendi të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku edhe pse herë pas here vranësirat do të shtohen nuk do të mund të sjellin reshje.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA