“Putin mban në duar trupin e tij të vdekur”, mesazhi i pikturës murale në Sofje

28/03/2022 18:37

Një prej pamjeve të frymëzuara nga situata e luftës në Ukrainë tregon presidentin rus, Vladimir Putin duke mbajtur trupin e tij të vdekur.

Një prej fotove të ditës të publikuar në Reuters ishte piktura murale në një prej ndërtesave të

Sofjes në Bullgari e realizuar në bardh e zi.

Murali është një mesazh për presidentin rus, i cili nisi luftën në Ukrainë, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm me efekt në të gjithë botën.

Murali në Sofje të Bullgarisë

Duke shkatërruar Ukrainën, në të vërtetë Putin po shkatërron vetë veten e tij.

Protesta në Rusi dhe botë po zhvillohen kundër kësaj lufte që po shkakton plagë të pashërueshme në mendjet dhe zemrat e ukrainasve.

Mijëra ukrainas janë larguar nga vendi apo janë vrarë nga sulmet ruse.

 

 

Top Channel