Helmohet Abramovich! Mediet amerikane shkruajnë se miliarderi shfaqi probleme shëndetësore

28/03/2022 18:36

Oligarku rus Roman Abramovich raportohet se i ka mbijetuar një tentative helmimi më herët këtë muaj.

Ai dhe disa negociatorë ukrainas thuhet se kanë pasur simptoma të dyshimta helmimi pas një takimi në Kiev në 3 mars.

Abramovich ka pasur shenja që përfshijnë irritimin e lëkurës së duarve dhe në fytyrë si dhe skuqje të syve, të cilat nuk iu shfaqën menjëherë. Më 4 mars ai dhe negociatorët e tjerë, nga Kievi u nisën për në Lviv, pastaj në Poloni dhe në fund drejt Stambollit për negociata.

Specialistë të cilët kanë analizuar shenjat e helmimit te tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit të negociatorëve shprehen të sigurt se ata janë helmuar me një lëndë kimike të pacaktuar.

Abromovich thuhet se pas këtyre takime është nisur për në Rusi për të takuar personalisht presidentin Putin si dhe për t’i dorëzuar një letër nga presidenti Zelensky. Sipas “The Times” kur Putin ka lexuar letrën i ka thënë 55-vjeçarit, thuaj atij unë do ti dërrmoj ata;.

Pala ukrainase thotë se pas këtij sulmi fshihet Rusia, por një person i afërt me Abromovich  i tha the Wall Street Journal se nuk kishin akoma një emër se kush mund të qëndrojë pas kësaj ngjarjeje.

Këto zhvillime bëhen publike pasi ndaj Roman Abramovich u vendosën një sërë sanksionesh si një masë e  Perëndimit për të vënë në vështirësi regjimin e presidenti rus, ndërsa të martën pritet te mbahet raundi tjetër i negociatave në Turqi.

 

 

Top Channel