Gazetari tregon në Open pse çmimi i karburantit në Shqipëri është më i lirë se tek fqinjët

28/03/2022 22:51

Gazetari ekonomik, Bardhi Sejdarasi i ftuar këtë të hënë në Open tregoi se se përse çmimi i karburantit në Shqipëri është më i lirë se sa tek fqinjët.

Sipas tij, janë taksat ata që e shtojnë çmimin dhe e bëjnë të duket i lartë.

“Jo vetëm tregu i naftës, por edhe i grurit etj, janë tregje që rregullohen. Meqë u fol juridikisht, ka një mekanizëm ligjor të formimit të çmimit në Shqipëri. Kur nafta është më e lirë në Kosovë, them që jo, se shtohet dhe transporti etj. Ky është mekanizëm i miratuar. I kam hequr të gjitha taksat shtesë të çmimit, dhe Kosova e Mali i Zi kanë ENT rregullator për çmimit. Po e lamë litrin e karburantit vetëm me akcizë dhe tvsh, del që në Shqipëri çmimi i litrit të naftës është më i lirë. Ne këtë sistem taksash kemi zgjedhur. Kush fiton më shumë paguan më shumë”,  tha Sejdarasi.

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.

Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.

Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.

 

Top Channel