20 të vrarë në përplasjen armë në pikën ilegale të basteve në Meksikë (fotot)

28/03/2022 20:18

Garda Kombëtare dhe ushtria e Meksikës patrullonin dje një vendndodhje të përdorur për baste ilegale ku 20 njerëz u vranë pas një përplasjeje me armë të dielën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin perëndimor meksikan të Michoacan, ku dhuna mes bandave rivale të drogës ka goditur shpesh vitet e fundit.

Sulmi vrases ndodhi në vendin ku organizoheshin baste dhe luftime ilegale gjelash dhe u raportua te autoritetet rreth orës 22:30

Prokuroria tha se kishte gjetur trupat e pajetë të 16 burrave e tre grave, të gjithë me plagë armësh zjarri.

Ata thanë se një tjetër person vdiq gjatë rrugës për në spital dhe pesë të tjerë po trajtoheshin për plagët.

Zyrtarët e sigurisë në Michoacan po punonin për zbulimin e përgjegjësve të gjakderdhjes.

Meksika ka mbetur në një spirale dhune të nxitur nga kartelet e drogës, që prej vitit 2006 kur qeveria nisi operacionin e kontestuar anti-droga me ushtrinë federale.

Dhuna deri tani ka marrë më shumë 340,000 jetë, shumica e të cilëve nga anëtarë të krimit të organizuar.

Michoacan dhe krahina fqinje Guanajuato janë dy nga territoret më të dhunshme prej luftës së bandave rivale të drogës dhe aktiviteteve të tjera si tregtia e karburanteve të vjedhura.

Muajin e kaluar një sulm i rëndë raportohet se ka lënë 17 të vdekur në agim, për të cilin autoritetet besojnë se ishte një hakmarrje e kartelit Jalisco Nueva Generation ndaj një grupi tjetër.

FOTO GALERI
2/3
Prokuroria tha se kishte gjetur trupat e pajetë të 16 burrave e tre grave, të gjithë me plagë armësh zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA