Presidenti i Gjermanisë organizon koncert solidariteti për Ukrainën, marrin pjesë muzikantë rus

27/03/2022 13:55

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, ka organizuar ditën e sotme një ‘koncert solidariteti’ për Ukrainën, ku kanë marrë pjesë muzikantë nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.

Në pallatin presidencial Bellevue, u luajtën pjesë të kompozitorëve ukrainas, rus dhe bjellorus. Të gjithë koncertin e organizuar nga vetë ai, presidenti gjerman e ndoqi me video live, pasi ishte pozitiv me Covid dhe nuk mund të ishte i pranishëm në sallë.

“Le të jemi vigjilentë kundër armiqësive gjithëpërfshirëse dhe të mos i dorëzohemi iluzionit pseudohistorik nacionalist të Putinit. Le të mos lejojmë që urrejtja e Putinit të bëhet urrejtje mes njerëzve… edhe në shoqërinë tonë”- u shpreh presideni gjerman Frank Walter Steinmeier.

Megjithatë, ambasadori i Ukrainës në Gjermani Andriy Melnyk, shkroi në Twitter se ai kishte refuzuar ftesën duke u shprehur se në shfaqje kishte vetëm solistë rus që po performonin dhe nuk kishte asnjë ukrainas. Ai u shpreh se për të kjo gjë ishte një fyerje dhe se do të qëndrojë larg kësaj,

“VETËM SOLISTË RUS, jo ukrainas. Një fyerje. Më falni, po qëndroj larg.”-  Melnyk shkroi në Andriy Twitter

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA