“Më iku truri”, fqinjët e Arben Micit të pikëlluar nga ngjarja e rëndë
27/03/2022 13:52
Fqinjët e Arben Micit janë shprehur të prekur për ngjarjen e rëndë të ndodhur një natë më parë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Kamzës.
”Shtëpi e mirë, shtëpi fukarash, krejt fukara jena, familje e varfër, nuk di çfarë me thënë”, tha fqinja.
“Më iku truri si me qenë djali im”, tha fqinja tjetër.
Janë hapur dyert e mortit për 26-vjeçarin që ndërroi jetë në zjarrin që përfshiu Komisariatin e Policisë në Kamëz.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ai ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër Dilaver Idrizi. Trupi ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe pritet dërgimi për në banesën e fundit.
Top Channel