Një jetë e dhunuar, historia e nënës me dy fëmijë që i shpëtoi dhunës

26/03/2022 15:18

Ornela Dyla, nënë e dy vajzave 10 dhe 9 vjeçe, nga Durrësi, u fejua më shkuesi kur ishte 16 vjece. Bashkëshortin që ia prezantoi familja prej vitesh jetonte në Itali, kështu kur ajo mbushi 18 vjeçe emigroi pas tij. Por që në fillimet e saj bashkëjetesa nuk nisi sic duhej.

Si ishte bashkëjetesa?

Ornela Dyla: Problematike, fillonte debati përse nuk ishte palosur një bluze.

Përse mendon se ishin gjithë këto sjellje?

Ornela Dyla: Ai luante dhe unë shkoja ta kërkoja që të mos harxhonte.

Pas debateve verbale, mbi trupin e Ornelës rëndoi edhe dhuna fizike.

Ornela Dyla: Rasti më i rëndë ka qenë kur u ndava. Jemi grindur për një bukë, përse nuk kishte bukë në shtëpi më futi duart në fyt dhe rashë në tokë. vajza mendoi se kisha vdekur.

Edhe episode të tilla dhune përsëriteshin, Ornela thotë se heshti për vite me radhë.

Ti pate probleme sapo linde vajzën e parë, përse pranove të rrije me të?

Ornela Dyla: Në radhë të parë kthehem tek familja që të ul gjakrat. E dyta nuk doja të rrisja vajzat e mia pa baba. Dhe e treta shpresoja se do ta ndryshoja.

29 vjecarja nisi një jetë të re, kësaj herë pa dhimbje. Por kjo lumturi nuk zgjati shumë, pasi ish-bashkëshorti u shfaq përsëri në jetën e saj.

Dhe ai çfarë kërkon?

Ornela Dyla: Ai kërkon të marrë vajzat pasi mendon se unë nuk jam e aftë menderisht.

Por një gjë e tillë, sipas Ornelës është padrejtësi.

Ornela Dyla: Përse të mi marri ku kam gabuar. Ku gabon një nënë që rrit fëmijët e vet.

Mbi Ornelën janë hedhur akuza të forta, si nëna që nuk lind fëmijë të shëndetshëm.

Ornela Dyla: Vetëm jam fajësuar përse Elison ka lind autike, por çfarë faji kisha unë. Nuk ka nënë në botë që do të ketë një fëmijë me probleme. për shumë vite kam menduar që faji ishte i imi, më është dashur të shkoj tek psikoogu që të kuptoj që faji nuk ishte i imi. ”

Ornela nga babai I vajza kërkon vetëm diçka, të rrisë fëmijët.

Ornela Dyla: Çfarë kërkon sot Ornelë, dhe çfarë mesazhi ke për femrat? Mos të bëjnë gabimin tim, sepse njeriu nuk ndryshon. Unë mendoj që një mashkull që të do nuk luan me ndjenjat, me trupin dhe trurin e një femre. Por të respekton se je femër dhe më pas nëna e fëmijëve.

Top Channel