Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas.
E ftuar në programin e sotëm të “Përputhen” Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria.
Ish konkurentja e Big Brother Vip tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.
“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.
Top Channel