Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftoi nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, i cili morri vendim për të pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike duke zhbërë çdo strukturë aktuale në këtë parti.
Vendimi për nisjen e hetimit është bërë pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Inspektorati i lartë i Drejtësisë ka reaguar menjëherë dhe ka nisur verifikimi mbi këtë ankese, mbi shkelje e pretenduara për Zhukrin. Ligji në të tilla raste parashikon që ILD nga depozitimi i ankesës nis verifikimi dhe ne rast se konstatohen shkelje menjëherë më pas nis hetimi disiplinor dhe më pas këto gjetje të ILD i depoziton në KLGJ. Anëtarët e te cilit do të votojnë nëse do të marrin masa apo jo bazuar mbi kërkesën e kryeinspektorit dhe gjetjet që ai do të konstatoje gjatë këtij hetimi disiplinor.
Gjithashtu Ligji parashikon se nëse do të ketë shkelje të rënda të konstatuara nga hetimi, do të vijë dhe shkarkimi i gjyqtarit.
Por nga ana tjetër përveç këtij hetimi disiplinor që vendos në pikëpyetje karrierën e Zhukrit , ai i ka të hapura llogaritë sa i takon procesit te rivleresimit i cili duhet te kryhet ne KPK, ku do i nënshtrohet tre niveleve te vetingut.
Top Channel