“Përse je arrestuar?”, e provokoi gjyqtari 61-vjeçarin Dilaver Idrizi, por ai duke mohuar çdo gjë u përgjigj: “Nuk e di, ma thoni ju”.

I akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë pasi hodhi bashkëjetuesen nga kati i tretë i pallatit, Idrizi nuk kishte zgjedhur as avokat, kurse asnjë i afërm nuk u interesua për të.

Gjykata vendosi që burri të mbrohet nga një avokat falas. Në një seancë me dyer të mbyllura ku u dëgjuan palët, i akuzuar pasi dëgjoi versionin e prokurorisë që përshkroi dhunën barbare, Dilaver Idrizi reagoi duke e thyer heshtjen.

“Nuk e kam dhunuar gruan, unë e dua atë, është gjithçka për mua, nuk e di përse  më keni arrestuar”,deklaroi ai duke përsëritur se nuk e kishte hedhur bashkëjetuesen nga ballkoni, por se ajo kishte rrëshkitur teksa po mblidhte rrobat.

Idrizi kërkoi që çështja të hetohet me imtësi. Por prokuroria bazuar në prova dhe dëshmi këmbëngul se pas festës së gruas, në datën 11 mars, ajo u dhunua në mënyrë çnjerëzore pasi ju kërkua llogari për urimet që i ishin dërguar. Më pas dyshohet se ai e shtyu nga kati i tretë dhe duke i qëndruar në spital ka dyshime se e kërcënonte që ajo të mos fliste.

Krimi u zbulua nga e bija e 43-vjeçares V.H., që e bindi të ëmën të flasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA