“Fëmijët po vdesin nga uria”/ Nënkryetari i bashkisë: Nuk ka më ushqim në Mariupol

26/03/2022 20:13

Nënkryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar ukrainas Mariupol, thotë se njerëzit kanë filluar të vdesin nga uria, pasi furnizimet me ushqim dhe ujë janë të pakta.

Kjo situatë është përkeqësuar pasi nuk lejohet hyrja e ndihmave humanitare.

“Disa po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit. Disa po vdesin nga mungesa e ilaçeve, insulinës… Sepse njerëzit nuk mund të gjejnë ndihmë mjekësore,” tha Sergey Orlov për BBC.

“Disa nëna nuk kanë qumësht dhe nuk kanë ushqim për fëmijët. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Nuk ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, shtoi ai.

Mariupol ka qenë nën sulme të pamëshirshme ruse që në ditët e para të luftës. Orlov tha se 70% e spitaleve në qytet janë shkatërruar nga bombardimet ruse.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol. Përpjekjet për evakuime kanë dështuar, edhe pse mijëra njerëz kanë arritur të largohen ditët e fundit me automjete private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA