Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale K. R., 20 vjeç banues në Devoll, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe e ka kundërshtuar gjatë ushtrimit të detyrës.
Mbi të rëndojnë tre vepra penale, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Ky shtetas u konstatua në Bilisht, me mjetin tip “Volkswagen” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata gjatë ushtrimit të detyrës. Pas kryerjes së testalkoolit rezultonte se K. R., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel