Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 27/09 19:27
Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap” në takimin që pati me refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni.
Ai tha para gazetarëve këtë të shtunë se kur sheh vuajtjet e ukrainasve, mendon se “Putini është një kasap”.
Biden tregoi se çfarë mbrese i kanë lënë njerëzit që kanë ikur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua të përqafok, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenar,” tha ai.
Top Channel