BE, “task force” për të hequr gazin rus- deri në qershor, përgjysmohet dhe importi i naftës

26/03/2022 12:32

SHBA-ja dhe BE-ja njoftuan krijimin e një task force që synon të reduktojë varësinë e Europës nga karburantet fosile ruse në sfondin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Nisma e paraqitur nga presidenti Joe Biden dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, do të shohë SHBA-në të punojë me partnerët e saj më qëllimin të furnizojë Europën me 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm këtë vit. Von der Leyen shpjegoi se arsyet e këtij vendimi gazi rus.

Ne si europianë, duam të diversifikojmë mënyrat e largimit prej gazit rus, dhe t`i drejtohemi furnizuesve që janë miqtë tanë dhe janë të qëndrueshëm. Për këtë arsye, angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj BE-se me 15 miliardë metra kubë gaz të lëngshëm shtesë këtë vit, është një hap i madh përpara në këtë drejtim“, tha  Von der Leyen.

Lëvizja vjen pas thirrjeve të vazhdueshme që blloku të ndalojë eksportet kryesore të energjisë ruse për të ndëshkuar presidentin Vladimir Putin për pushtimin e tij në Ukrainë.

Vendet Baltike dhe Polonia kanë bërë thirrje për shkëputje të menjëhershme, por disa të tjerë përfshirë fuqinë ekonomike Gjermaninë, mbeten ngurrues duke pasur parasysh varësinë e tyre nga importet e gazit rus.

Megjithatë, edhe Berlini njoftoi se po e redukton në mënyrë drastike blerjen e energjisë nga Rusia, importet e naftës ruse do të përgjysmohen deri në qershor ndërsa blerja e qymyrgurit do të përfundojnë deri në vjeshtë.

SHBA-ja është prodhuesi më i mad hi gazit të lëngshëm në botë. Sipas të dhënave të Rystad Eenergy, rreth 24% e eksporteve amerikane të LNG kanë qenë në Europë gjatë 2021-shit.

Problemi është se terminalet e saj të gazit të lëngshëm kanë një kapacitet të kufizuar për absorbimin e sasive ekstra të lng-së nga Shtetet e Bashkuara apo prodhues të tjerë të rëndësishëm, në rast shkëputjeje prej gazit rus.

Top Channel