Policia ka vënë në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale ndërsa 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Mashtrim, drejtim automjeti në gjendje të dehur, largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit janë disa nga veprat penale që rëndojnë mbi ta.

Shtetasi me iniciale M. L., 61 vjeç është arrestuar pasi është dënuar me dy vite burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shtetasit me iniciale L. B., 31 vjeç i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia ka bërë të mundur arrestimi në flagrancë të shtetasit K. Ll., 23 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar disa persona të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

“L. M., 31 vjeç, M. K., 57 vjeç, A. G., 48 vjeç, F. K., 24 vjeç, S. S., 34 vjeç, dhe A. R., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur”, sipas njoftimit të policisë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. Gj., 47 vjeç, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtetasi me iniciale K. K., 35 vjeç, ka bërë një denoncim më 25 mars për gjetjen e babait të tij, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e tij.

Për veprat penale materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA