Viktima të Masakrës së Krushës së Madhe, rivarrosen nesër mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur

25/03/2022 20:58

e të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, do të varrose:

Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999

Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999

Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999

Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gjatë takimit të përbashkët, u theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan familjarët e personave të zhdukur, që përkundër dhimbjes së madhe dhe vuajtjes për këto 23 vite, gjithnjë kanë treguar mirëkuptim dhe kanë ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm në këtë proces të ndjeshëm dhe kompleks.

Top Channel