Shqipëria, më e palumtura/ Shqiptarët e Kosovës tre herë më shumë të lumtur

25/03/2022 19:49

Në Raportin e përvitshëm të Lumturisë në Botë, rezulton se shqiptarët janë ndër njerëzit më të palumtur.

Shqipëria u rendit në vendin e 90-të, nga 146 vende, dhe e fundit në rajon. Ky raport vlerëson popullsitë e kombeve mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto, mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë, bujarinë dhe perceptimin e korrupsionit.

Qytetarët e Kosovës rezultuan mjaftueshëm të lumtur, duke u renditur në vendin e 32-të krahas vendeve anëtare të BE-së si Italia, Spanja dhe Malta. Vendi më i lumtur në botë rezultoi Finlanda. I fundit ishte Afganistani dhe disa vende afrikane si Zimbabve dhe Ruanda.

Marsida Simo, Sociologe: Duke e zbërthyer pak studimin, në kampionin që është ndërmarrë janë diku tek 1000 persona. Sigurisht ka marzhin e vet të gabimit, por edhe të pyeteshin më shumë apo më pak, të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi e dimë shumë mirë që hasim përditë korrupsion, që ishte një nga treguesit e këtij studimi. Gjithashtu edhe shërbimi shëndetësor lë për të dëshiruar. Të rinjtë po shohin si mundësi të vetme ikjen. Numri I personave që janë të pakënaqur dhe kanë një mungesë besimi në institucione dhe politikë sa vjen dhe ulet. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit të pjesshmë ne 6 bashki.

Kosova renditet e 32 –ta si njështet ende i ri me shpresa te reja. Referuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës që tha se 2021 –shi ishte një vit shumë I mire financiar ku remitancat ishin 20 % më të larta. Edhe në Shqipëri në 2021-shi ndoshta për shkak të pandemisë, dërgesat nga emigrantët ishin të shumta, por që nuk afroheshin më Kosovën, sepse ajo I kishte dyfish.

Qytetarët: Nuk qenkemi të 100-tët? Si mund të jemi të lumtur kur shumica janë papunë. Rinia po ikën. A je i lumtur po të jesh i varfër? Kosovarët janë më të lumtur dhe fakti që ata po kthehen në vendin e tyre e përforcon këtë. Na ka ikur buzëqeshja se shtrenjtësi e madhe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA