Gjashtë makina që jepeshin me qira janë djegur, pasi një servis në fshatin Leshnicë të Pogradecit është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel