Sulmet ruse janë zhvendosur tashmë në një qendër mjekësore në Kharkiv, ku policia njofton se deri më tani janë vrarë katër persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën”, tha policia.
Qyteti i Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, që është më pranë lindjes në Kufi me Rusinë. Mëngjesin e sotëm sulmet kanë shënjestruar një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit.
Së fundi forcat ruse janë përpjekur për ta rrethuar të plotë Kharkivin por pa sukses, pasi kanë mungesë municionesh.
Nga ana tjetër rusët i ka ‘frustruar’ rezistenca e ukrainasve në qytet, të cilët janë kthyer në sulme artilerie, duke shkatërruar lagje të tëra.
Top Channel