Procedohen penalisht 2 persona/ Njëri tentoi të korruptonte policët, tjetri u kap me medikamente mjekësore

25/03/2022 09:30

Dy persona janë proceduar penalisht pas kontrolleve nga Policia Kufitare e Rinasit. Një 18-vjeçar i identifikuar si L.H., banues në Berat akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ai u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.

Ndërsa një 46-vjeçar i identifikuar si M.K., banues në Turqi, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel