Në ka komb që e kupton më mirë makthin nëpër të cilin po kalon Ukraina, është Polonia. Vendi i cili i druhet gjithashtu një sulmi brutal rus pret sot presidentin amerikan Joe Biden, i cili do të takojë atje veç të tjerash edhe refugjatët e traumatizuar ukrainas.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të ndalojë në qytetin juglindor Rzeszóë, rreth 80 km nga kufiri me Ukrainën. Ai do të takohet dhe me trupat amerikane të stacionuara në Poloni, të cilat u dislokuan së fundi atje për të ndihmuar NATO-n të forcojë krahun e saj lindor.

Një ditë më parë, a ii dërgoi Moskën paralajmërimin më të fortë deri tani, duke i treguar se nëse përdor armë kimike në Ukrainë, do të ketë reagim ushtarak nga Perëndimi.

“Rusia do të merrte reagimin e duhur. Nëse po pyesni nëse NATO do të kalonte (kufirin e Ukrainës për t’u përballur me forcat ruse), atë vendim do ta marrim në atë moment.”- tha Biden.

Polonia gjithashtu e gjen veten në vijën e frontit të një konflikti të mundshëm, dhe mbështetja e hapur e SHBA-së është ngushëllim i madh për të. Ky vend i ka hapur dyert më shumë se gjysmës së gati 4 milionë refugjatëve të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Presidenti ukrainas nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendeve europiane, të cilëve iu drejtua duke i thënë se u vonuan te vepronin kundër Moskës, duke sugjeruar për sanksione që ndoshta do të mund të parandalonin luftën.

“Ju vendoset sanksione dhe ne jemi mirënjohës. Por ato erdhën pak si vonë. Sepse po të kishin qënë në kohë, po të kishin qenë të forta, Rusia mund të mos e kishte nisur këtë luftë. Asnjëri nuk e di me siguri, por një mundësi ekzistonte.”- tha Zelenskyy.

Fjalimi i Zelenskyt erdhi pas një dite intensive samitesh urgjente që u mbajtën të enjten në Bruksel mes kombeve të Perëndimit, për të dënuar veprimet e Rusisë ndaj vendi fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA