Deputeti demokrat, pasi hyri në selinë blu këtë të premte dhe u ul në krye të sallës së mbledhjeve, theksoi se do të jetë në garë të hapur për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg që do të garojë, është i mirëpritur në një garë të ndershme, me rregulla. Çdo deputet është i lirë të ketë agjendën e tij të takimeve dhe zgjedhësit e vet”, u shpreh Berisha.
Ai ftoi të gjithë demokratët të bashkohen me përpjekjet e Komisionit të Rithemelimit, të ngritur prej tij, për të rimëkëmbur të djathtën.
Situata në selinë blu vazhdon të jetë e tensionuar. Pas dorëheqjes së kërnuar të Lulzim Bashës, partinë e drejton kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që Sali Berisha ka shtuar përpjekjet për të rimarrë drejtimin e partisë pas nëntë vitesh.
Top Channel