Një 53-vjeçar është arrestuar në Laskaj të Fushë Milotit për kultivim kanabisi.

Në tokën e Ardian Hyseni ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë kanabis.

 “Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar me kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.  Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, në tokën në pronësi të shtetasit A. H., 53 vjeç, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike.

 

Top Channel