“Ylli” i Arsenalit largohet nga grumbullimi i Anglisë prej COVID-19

24/03/2022 20:10

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, do të mungojë në miqësoret e ardhshme të Anglisë kundër Zvicrës dhe Bregut të Fildishtë, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Saka ishte izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës në “St George’s Park” që nga e mërkura dhe tani është kthyer në shtëpi. Trajneri i Anglisë, Southgate, nuk ka planifikuar të thërrasë një zëvendësues për 20-vjeçarin.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” luan me Zvicrën të shtunën dhe me Bregun e Fildishtë të martën. Të dyja sfidat do të zhvillohen në Wembley.

Saka ka postuar në rrjetet sociale një mesazh nëpërmjet të cilit tregon se është shumë I mërzitur që është larguar nga grumbullimi.

“So të mbështes djemtë nga shtëpia këtë fundjavë dhe mezi pres që të kthehem së shpejti, duke bërë atë që dua,” shkroi ai në Twitter.

Të grumbulluarit:

Portierë: Jordan Pickford, Nick Pope, Fraser Forster

Mbrojtës: Conor Coady, Marc Guehi, Harry Maguire, Tyrone Mings, Tyrick Mitchell, Luke Shaw, John Stones, Kyle Walker-Peters, Ben White

Mesfushorë: Jude Bellingham, Conor Gallagher, Jordan Henderson, Mason Mount, Declan Rice, James Ward-Prowse

Sulmues: Phil Foden, Jack Grealish, Harry Kane, Emile Smith Rowe, Raheem Sterling, Ollie Watkins

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA