Para disa ditësh, Melisa dhe Andi u përfolën se i kishin dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Kjo erdhi pasi bënë pastime në Instagram që nënkuptonin ndarjen.

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.
Ditën e sotme, ish konkurrentja e Për’puthen ka reaguar për herë të parë teksa ndodhej në makinë me Andin. Ata duket se kanë pësuar një krizë në çift, por vijojnë të jenë bashkë.

Përmes një videoje në Instagram, Melisa, e cila ishte pranë Andit në makinë, tha se nuk ka qenë lojë ndarja e tyre.
“Një pyetje kam për këto që thonë Melisa dhe Andi u shtirën, nuk u ndanë, vazhdojnë jetojnë bashkë. Çfarë dreqin desha me arrit unë me ndarjen? Këngë nuk nxora, intervista nuk shkuam. Aman na lini të qetë”, shprehet Melisa.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA