Një zjarr ka rënë edhe në fshatin Valësh të Elbasanit pasditen e kësaj të mërkure.

Mësohet se një pyll në fshat me pisha është përfshirë nga flakët e dendura, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Edhe pse zjarrët po regjistrohen çdo ditë, ende nuk ka një autor të identifikuar apo të kapur për dëmin medisor.

Top Channel