Shqipëria dhe Serbia me nivelin më të lartë të personave që marrin kredi për shkollim dhe zhvillim profesional

23/03/2022 09:13

Në 10 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria she Serbia kishin përqindjet më të larta të kredisë që jepet për edukim dhe aktivitete profesionale në raport me vendet e tjera, ku pjesa më e madhe e huadhënies, mesatarisht 40 për qind e totalit, shkon për konsumin e mallrave, udhëtime, rinovim shtëpie apo blerje makine, sipas të dhënave që Banka Qendrore e Austrisë nxori nga anketimi i përvitshëm që bëri në vendet e Rajonit për vitet 2017-2018-2019.

Nga personat që pohuan se kishin një kredi për të shlyer në Shqipëri, 33 për qind e tyre e kishin marrë për edukimin ose financimin e aktiviteteve profesionale, 32 për qind e kishin marrë huanë për financimin e konsumit dhe 35 për qind kishin pohuar se kanë marrë kredi për blerje banesë. Të dhënat i referohen kredisë së individëve dhe jo të bizneseve.

Pas Shqipërisë, Serbia kishte përqindjen më të lartë të individëve që kishin marrë kredi për edukim dhe zhvillim profesional me rreth 35%, ndërsa shihet se serbët kishin përqindjen më të ulët të individëve që marrin kredi për të blerë shtëpi me vetëm 15%.

Sipas të dhënave në grafikun bashkëngjitur, Çekia ka përqindjen më të ulët të individëve që marrin kredi për studime dhe zhvillimin të aktiviteteve profesionale, e ndjekur nga Hungaria dhe Bosnja.

Kroatët dhe Çekët kanë përqindjen më të lartë të individëve që marrin hua për blerë shtëpi. Psh nga totali i individëve me hua, 47 % e tyre në Kroaci e marrin kredinë për të blerë shtëpi, ndërsa në Çeki 46%. Dhe Hungari 41%.

Bullgaria dhe Serbia janë përqindjen më të lartë të personave që marrin kredi konsumatore.

Në nivel vendi, pesha e kredisë për strehim ishte në rënie në Bosnje dhe Kroaci, ndërkohë që portofoli i kredisë shfaqi një zhvendosje ndaj kredive konsumatorë në Bullgari, Kroaci dhe Rumani në fund të periudhës së vëzhgimit.

Të dhënat tregojnë se, nga 2017 deri në 2019 ritmet e rritjes së kredisë për sektorin privat kanë mbetur dukshëm pozitive gjatë gjithë kohës, me përjashtim të ritmeve negative të rritjes në Shqipëri në tremujorin e katërt të vitit 2018 dhe në Kroaci në tremujorin e katërt të 2017.

Në fund të 2019, normat më të larta të kredisë për individë ishin në Hungari (+13.1%), Serbi (+8.9%) dhe Bullgari (+7.4%), ndërsa vlera më e ulët u shënua nga Kroacia në +3.9%, ndonëse me një trend rritës me kalimin e kohës.

Në Shqipëri, trendi negativ i 2018-ës u kthye sërish dukshëm pozitiv (+6,6%). Sipas në Anketës së huadhënies bankare të EQLJ-së kërkesa për kredi dhe Linjat e kredisë vijuan të rriten në rajon. Kreditë konsumatore panë rritje më të fortë ndërmjet 2018 dhe 2019./ Monitor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA