Rikonstruktohet Infektivi/ Nga dita e sotme, pacientët e infektuar do të trajtohen në spitalin Covid 3

23/03/2022 18:00

Nga kjo e mërkurë, të gjithë pacientët me Covid do të trajtohen në spitalin Covid 3.

Aty janë zhvendosur i gjithë ekipi mjekësor pasi spitali Covid 1 do të rikonstruktohet si dhe do të zgjerohen për ta shndërruar atë në një qendër reference për të gjithë vendin.

Për rikonstruksionin e ish shërbimit infektiv janë planifikuar 5.6 milion euro.

Por nëse vjeshta sjell një ndryshim të situatës me rritje të rasteve të infektuara dhe po kështu të atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor, Manastirliu garanton se janë gati skenarët për të vënë në dispozicion struktura të tjera spitalore.

Top Channel