Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Rama: Lajm i trishtë, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës

23/03/2022 20:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se është lajm i trishtueshëm , pasi ajo ishte gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës #RESPEKT”, shkruan Rama në Facebook teksa ka vendosur foton e saj me Hashim Thaçin.

Madeleine Albright është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 84-vjeçare. Ajo është cilësuar si “mike e shqiptarëve”, pasi ajo ishte në pozitën e Sekretares së Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe kishte një rol vendimtar në organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Rambujesë, që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s në Kosovë dhe ndërprerjen e dëbimit dhe vrasjeve të popullit të Kosovës dhe me lirinë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA