Të ftuar në studion e “Shqipëria Live” çifti Bruno dhe Florjana treguan si kanë vijuar gjërat pas daljes nga Për’puthen.

Të dy u pyetën se çfarë mendojnë familjarët në lidhje me zgjedhjet që ata kanë bërë.

Florjana tregoi se motra e vogël e do shumë Brunon dhe ka respekt për të, ndërsa e kundërta ka ndodhur me motrën tjetër e cila ka disa gjëra për t’i thënë kur të  kthehet në Shqipëri.

“Motra tjetër që e kam jashtë ka disa gjëra për t’i thënë Brunos por do të flasë vetëm për vetëm me të. Nuk do ta trembë që në telefon”, tha Florjana.

Bruno tha se Florjana është vajza e parë që familja e tij  njeh dhe ata ndjehen të lumtur për zgjedhjen që kam bërë në program.

Bruno dhe Florjana janë çifti më i fundit që janë larguar nga Për’puthen pasi u deklaruan për njëri-tjetrin.

Ata vendosën ta vazhdonin lidhjen e tyre jashtë programit dhe me sa duket gjërat po shkojnë siç duhet, pasi çifti po bën plane për të ardhmen.

Ndërsa kur u pyetën në studio rreth një bashkëjetese të mundshme ata u shprehën se janë pro, por është herët akoma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA