I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, 45-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Bllatës (Emri)

23/03/2022 16:57

Një 45-vjeçar i identifikuar si Roland Farruku, banues në Peshkopi, Dibër është arrestuar në pikën kufitare Bllatë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, Farruku ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel