Analisti Skënder Minxhozi ishte i ftuar në një lidhje live në emisionin ‘Top Talk’ për ditën e sotme, ku foli për politikën pas lëvizjeve të fundit.
Minxhozi tha se faji i opozitës ishte paaftësia në reagimin pas problemeve që ranë mbi shqiptarët si tërmeti, pandemia dhe tani lufta. Ai shtoi se tashmë po ndodh një fenomen jo normal, ku po konsumohet opozita më shumë sesa qeveria.
Skënder Minxhozi: Duhet të ishte opozita e aftë në mandatin e tretë që me të gjitha problemet që ndodhën në Shqipëri, pandemia tërmeti, tani luftë, opozita duhet të ishte në gjendje të jepte një përgjigje sado minimale. Tani po ndodh një fenomen shumë jo-normal, konsumi më i madh i opozitës sesa i qeverisë. Kjo është një gjë që nuk gjendet në librat e politikës mesa kam lexuar dhe pyetur. Paralel me të kemi një ringritje të frymës opozitare e cila gjithashtu puqet në mes të procesit dhe prodhon atë që quhet rotacion.
Ai shtoi se Lulzim Basha theu rekord në PD, pasi hyri dhe doli duke e konsumuar veten në opozitë, pa kaluar në qeveri.
Skënder Minxhozi: Ndëkrohë që kryetari i dytë në demokraci i PS-së, që është Edi Rama po e konsumon veten pasi ka djegur të gjitha etapat normale të të qenurit në opozitë dhe pushtet. Kryetari i dytë i opozitës, pas Sali Berishës që është Basha, hyri dhe doli duke e konsumuar veten në opozitë. Këtu kemi vendosur një rekord të vogël shqiptar.
Top Channel