Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Avero, ka folur në lidhje me të ardhmen e djalit të saj dhe planet që ka në mendje sulmuesi i Manchester United.
Në një intervistë të dhënë për “ADN de Leao podcast”, Dolores theksoi se ylli i Portugalisë dëshiron që të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare.
“Ai do të luajë deri kur të bëhet 40 vjeç, pastaj do shijojë jetën. E kam pyetur nëse do të bëhet trajnerë pasi të ndalojë se luajturi, por ai nuk e ka atë qëllim. Shpresoj që të shohë sërish te Sporting, atje ku filloi gjithçka.”-theksoi nëna e sulmuesit.
Aktualisht 37-vjeçari nuk duket i lumtur te Manchester United, por një kalim te Sporting për të mbyllur karrierën është ende herët, referuar deklaratave të nënës së tij që zbuloi se sulmuesi dëshiron të luajë edhe për tre vite të tjera.
Top Channel