Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë. Droni ka rënë para një veture ndërsa një dëshmitar tha se është marrë nga policia.
Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se ishte përplasur në ballkonin e shtëpisë dhe më pas ka rënë në tokë. Në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë.
“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e janë çmontuar. Ne e kemi kapur, e kemi prekur me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pasur disa letra dhe i kanë shkruar disa numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.
Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë.
“Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera. Ne e kapëm me dorë dhe e ka pasur një zhurmë sikur do të nisej, por e kemi kapur, ja kemi hequr baterinë edhe u ndal. Po vetë ja kemi hequr se të gjithë jemi frikësuar prej tij”, ka thënë ai.
Top Channel