Ukrainasit rimarrin disa zona, çmenden rusët. Shpërndajnë me armë qytetarët

22/03/2022 19:36

Forcat ruse po bombardojnë egërsisht shumë qytete të Ukrainës, por nuk kanë mundur të marrin epërsinë e kërkuar. Një kundërsulm ukrainas në veri dhe në perëndim të kryeqytetit të Kievit ka bërë që përpjekjet ruse për të rrethuar qytetin të dështonin .

Në ditën e 27 të pushtimit, Ukrainasit po ashtu kanë mundur të rimarrin edhe makariv, ku në një ndërtesë është parë të valëvitet flamuri. Beteja aty ishte e ashpër ku nuk u kurse edhe një depo ilaçesh.

Ndërkohë në Kiev, i cili ndodhet nën një orar të ndalim qarkullimi, pas sulmit në qendrën tregtare të hënën ku humbën jetë8 persona, një sulm me dron ka goditur një institutin shkencor duke lënë pas një viktime. Megjithatë Luftimet intensive vazhdojnë edhe për të rimarrë qytetin e kherosn dhe Mikolayv. Në Kherson situata është tejet e rënduar pasi rezervat në ushqime janë drejt fundit dhe trupat ruse aty po përdorin armët për të shpërndarë protestuesit që kundërshtojnë pushtimin,

Ndërkohë rusët janë tani brenda qytetit jugor të rrethuar të Mariupolit. Më shumë se 200,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupol, ku situata është përshkruar si një ferr i vërtetë.

Megjithë këtë presidenti Zelensky e ka bërë të qartë se vendi i tij më mirë shkatërrohet, sesa t1ia dorëzoje vetë qytetet forcave pushtuese ruse.

Zelensky: Nuk e dorëzojmë Kievin, Kharkivin apo Mariupolin. Ukraina nuk i përmbush ultimatumet ruse. Më përpara shkatërrohemi, sesa të ulim armët.

Pentagoni nga ana tjetër thotë se ka probleme të vazhdueshme midis trupave ruse, pasi kanë mungesë ushqimi dhe karburanti, shto këtu edhe motin e acartë që vështirëson sulmet e tyre.

Top Channel