Sulltan Novruzi/ Urimi i kryeministrit Rama: Një ditë me dritë brenda vetes!

22/03/2022 08:29

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët bektashian për festën e Sulltan Novruzit me një foto të teqesë së shenjtë të Sari Salltikut.

Mirëmëngjes, dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Banorët flasin për dhjetëra mrekulli, që në kohë të hershme, por nuk mungojnë as dëshmitë në ditët tona. Fama i ka kaluar kufijtë e Krujës. Pelegrinët vijnë nga çdo anë, edhe pse nuk janë të besimit bektashian, për ta shpella e “Sari Salltikut” është vend i mirë.

Dita e Sulltan Nevruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe,në të cilën sipas të dhënave çdo gjë rigjallërohet ,lind shpresa e ringjallja për njerëzimin .Ajo është një ditë, ku të gjithë shpresojnë për të ardhme më të mirë.

Top Channel