Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se serbët nga Kosova kanë propozuar në takim që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të refuzimit të Prishtinës zyrtare që ata të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit.

Ai tha se për nevojat e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale serbe, qendrat e votimit për serbët nga Kosova do të hapen në Serbinë qendrore më 3 prill. Ai shtoi se në bisedë me serbët nga Kosova është biseduar për vendimin e Prishtinës zyrtare që të mos lejohen zgjedhjet e 3 prillit, transmeton N1.

“Në fund nuk kanë dashur të pranojnë, sepse na kanë kërkuar për pëlqimin de fakto për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç duke shtuar se asnjë nga ato që propozoi pala serbe nuk i mjaftoi Prishtinës zyrtare.

“Ne ramë dakord që të përfshijmë kërkesën e Kosovës për bashkëpunim për të mundësuar OSBE-në dhe për të caktuar një oficer ndërlidhës për qeverinë serbe. Asgjë nga këto nuk u mjaftoi atyre. Ne u konsultuam me ekspertët tanë, kjo nuk do të thoshte njohje e pavarësisë. Jemi në një sërë gjërash të pakuptimta vetëm që serbët të dalin dhe të votojnë, por ata kërkuan vetëm një gjë – që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu thotë se pas bisedimeve me serbët “për herë të parë ka pasur qëndrime të pakoordinuara”.

“Jam i obliguar të përcjell saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe që për herë të parë nuk kemi mundur të pajtohemi dhe të bashkërendojmë aktivitetet. Kjo nuk do të thotë se ka një mos tolerancë mes nesh, por kam kërkuar nga serbët tanë nga Kosova durim, për të numëruar deri në 10, për t’u qetësuar…U kërkova të mendojnë dhe të besojnë në përvojën time, dhe në momentin në të cilin ndodhemi”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA