“Në fletushkën që lexoi Alibeaj dje, trajtonte Bashën si plaçkë tregu”/ Berisha: Të normalizohet jeta e grupit parlamentar

22/03/2022 20:39

Një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD, Sali Berisha zhvilloi mbledhje me Komisionin e Rithemelimit të PD.

Në përfundim, Berisha komentoi edhe draft rezolutën që lexoi dje kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Berisha e cilëson si “fletushkë” në të cilën trajtonte Bashën si plaçkë tregu.

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga Kuvendi Historik i 11 dhjetorit dhe nga Referendumi i 18 dhjetorit. Tani për PD, kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij 44 mijë anëtarë të PD, kjo është e vërteta e pandryshueshme.

Duke theksuar këtë, ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e PD me të gjithë ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve duhet të bashkojë demokratët dhe mund t’u them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim.

Pyetje: Ka një draft rezolutë ku e ka lexuar Alibeaj një natë më parë dhe thuhet që deputetët që ju mbështesin juve t’ju bindin që të dorëhiqeni nga vendimmarrja në PD. Ju si e komentoni?

Berisha:Ka vetëm një grup parlamentar të PD dhe jo dy grupe. Çdo deputet i PD është i thirrur të ketë realitetin parasysh. Nuk ka dy grupe parlamentare të PD, por nuk është se disa qëndrime absurd të Bashës nuk krijuan anomaly në grupin parlamentar dhe mendoj se gjëja më immediate e deputetëve të PD është që të normalizojë jetë ne  grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intenistet në këtë drejtim.

Sa i përket fletushkës që lexoi Alibeaj mund të them vetëm kaq, se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plackë tregu, por kjo nuk është normale.

Pyetje: Ka ardhur koha të ktheheni në selinë blu?

Berisha:Selia është e PD dhe nuk ka asnjë mëdyshje. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet, do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur më të fortë Shqipëria ndonjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA